Vendet e G7, task force për monitorimin e Rusisë

Tuesday, 24 Prill 2018 08:16

Ministrat e Jashtëm të grupimit G7, ku bëjnë pjesë vendet më të industrializuara të botës, kanë rënë dakord për ngritjen e një task force që do të monitorojë ato që i quajnë “sjelljet dashakeqe” të Rusisë.

Në fakt, tensionet mes Perëndimit dhe Kremlinit janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit, për shkak të rolit të Moskës në konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Duke njoftuar lajmin, shefi i diplomacisë britanike, Boris Xhonson, ka deklaruar se aleatët janë të shqetësuar për veprimet e Moskës. 

Nga Torontoja, ku u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm, Xhonson ka thënë se vendet anëtare kanë pranuar të rrisin vëmendjen ndaj Rusisë, e cila i mohon akuzat që i atribuohen.

“Ajo që vendosëm është se do të ngremë një grup pune për të mbikëqyrur sjelljet dashakeqe të Rusisë. Ndaj sulmeve kibernetike, fushatave të keqinformimit apo tentativave për vrasje do të ketë reagim kolektiv”, ka thënë Xhonson.

 

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 08:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...