Banka qendrore iraniane bllokon BitCoin: Financon terrorizmin dhe krimin

Tuesday, 24 Prill 2018 13:55

Banka Qendrore iraniane ka bllokuar të gjitha bankat e nivelit të dytë që të kryejnë transaksione me monedhat virtuale, si BitCoin.

Për veprimin e ndërmarrë banka qendrore në Teheran ka argumentuar se “monedhat virtuale mund të shërbejnë për pastrim parash, financimin e terrorizmit, por edhe të mbushin xhepat e kriminelëve dhe krimit të organizuar”.

Ky vendim prek me mijëra qytetarë dhe biznese iraniane, që e shihnin monedhat virtuale si një rrugë për të tejkaluar problematikën e industrisë bankare në vend, të goditur fort nga sanksione ndërkombëtare.

Megjithatë, vetë Irani është duke shqyrtuar mundësinë që të hedhë në treg një monedhë të tijën virtuale. Ministri i Informacionit dhe Teknologjisë, Mohammad Javad Azari Jahromi e njoftoi këtë që në muajin shkurt.

Ideja e Jahromit u mbështet edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike, por Banka Qendrore e kundërshton duke deklaruar se mungesa e një rregullatori, luhatjet e befta dhe të shpeshta të monedhave virtuale, si dhe terreni i përshtatshëm që ofrojnë për ngritjen e skemave piramidale janë risqe që nuk mund të merren përsipër.

Në fillim të muajit prill, Riali, monedha vendase u zhvlerësua në nivelin më të ulët historik.

Ndërkohë, një masë të ngjashme si Irani ndaj monedhave virtuale mori këtë muaj edhe Banka Qendrore e Indisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...