Tusk: Qytetarët e Kosovës shumë pranë liberalizimit të vizave

E Enjte, 26 Prill 2018 16:01

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha ditë e sotme në Prishtinë se pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë, nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian.

Tusk qëndroi në Kosovë në kuadër të vizitës që po u bën të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, nuk shoh se si mund të ndodhë një përparim i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian", thapresidenti I KE-së, i cili arriti në Prishtinë nga Beogradi ku një ditë më parë e ka transmetuar të njëjtin mesazh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ritheksoi përkushtimin ndaj këtij procesi. "Kosova mbetet e interesuar jo vetëm të vazhdojë dialogun me Serbinë, por edhe ta kthejë atë në një proces të mirëfilltë të pajtimit dhe të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon", tha Thaçi.

Edhe pse Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.

Në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian thuhet se Serbia dhe Kosova nuk mund të anëtarësohen nëse nuk arrijnë një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

"E di që kjo është një çështje e rëndë dhe emocionale për të dyja palët por nuk ka alternativë më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve", tha Donald Tusk, duke theksuar se kjo do të shpaguhet në afat më të gjatë.

Tusk përgëzoi Prishtinën për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malit të Zi, që siç tha, e ka afruar Kosovën me procesin e liberalizimit të vizave dhe dëshmoi se konsensusi ndërpartiak është i mundshëm për çështjet me interes thelbësorë për Kosovën dhe ai është i nevojshëm edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vizita e Donald Tusk është në funksion të përgatitjes për takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë më 17 maj. Zoti Tusk tha se qëllimi i takimit ne Sofje është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimi Evropian do të konfirmojë gatishmërinë për të punuar për integrimet evropiane. Sipas tij në takim do të diskutohen edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë, siç janë kontrabanda me migrues, terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Samiti i Sofjes do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 17:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...