Koreja e Veriut vendim për çmontimin e objektit ku ka kryer testet bërthamore

Hënë, 30 Prill 2018 08:42

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut (Shtëpia e Kaltër) ka deklaruar sot se Koreja e Veriut, do të çmontojë muajin e ardhshëm objektin në Punggye-ri. Ky është vendi në të cilin deri më tani janë kryër teste bërthamore.

Ky lajm u konfirmuar vetëm dy ditë pas samitit të parë ndër-korean nga Yoon Young-chan, sekretari kryesor për mediat i Koresë së Jugut. Anadolu Agency raportoi se pas marrëveshjes për denuklearizim dhe për paqe të arritur mes dy presidentëve, Yoon tha se lideri verikorean, Kim Jong-un, është i gatshëm për marrëdhënie me armikun e tij të vetëshpallur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për çka pritet të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, brenda afatit të ardhshëm dymujor.

Përse duhet të mbajmë armë bërthamore dhe të jetojmë në kushte të rënda, nëse do të takoheshim shpesh me amerikanët për të ndërtuar besimin, dhe nëse na premtojnë se do të përfundojnë luftën dhe se nuk do të na pushtojnë, citoi Kimin zëdhënësi nga Jugu.

Kim ka përgënjeshtruar zërat se uzina Punggye-ri tashmë është në gjendje jofunksionale, ndërkohë që do të ftojë ekspertët nga jashtë të dëshmojnë mbylljen e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...