Në familjen Mbretërore të Spanjës ka ndodhur një ngjarje e pahijshme, teksa të ndodhur në Katedralen Palma në Majorca ato pozonin për fotografët.
Ka qënë pikërisht princeshë Letizia ajo që është regjistruar në një moment tensioni, e cila ka tentuar të heqë dorën e Mbretëreshës Sofia nga supi i njërës prej vajzave të saj.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga të pranishmit, Mbretëreshë Sofia ka marrë dy mbesat e saj për të pozuar, por është ndeshur me reagimin aspak miqësor të vajzës së saj, sjellje në fakt aspak e denjtë për një princeshë.
Në video vihet re edhe reagimi I vajzës së madhe të Princeshës Letizia, e cila heq me forcë duart e të dyjave, duke u ndjerë e bezdisur.
Në sy bie edhe veprimi I Mbretit Felipe Vl, i cili afrohet drejt tyre për të qetësuar situatën.