×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këtë risi të Messenger mezi e kemi pritur të gjithë

E mërkurë, 04 Prill 2018 17:09

Ndoshta duke synuar të rrëmbejë vëmendjen nga grupi i madh i video thirrjeve të përditësuara nga Snapchat-i këtë mëngjes, Facebook njoftoi gjithashtu një përditësim të Messenger, i cili tani do t’i lejojë përdoruesit të ndajnë video në 360 ​​gradë dhe video me cilësi HD (720p).

Në të dy rastet kompania thekson se, do të duhet të kapni foto ose video jashtë aplikacionit Messenger. Përditësimi pasoi një tjetër që u zhvillua në vjeshtën e kaluar, duke lejuar përdoruesit të ndajnë fotografi me rezolucion të lartë përmes Messenger – diçka që Facebook tha se ishte rezultat i investimeve të rëndësishme të saj për të ndihmuar njerëzit “të komunikojnë me sy”.

Fatkeqësisht për Facebook, lajmet për aftësitë e përmirësuara të ndarjes së medias vijnë në një kohë kur kompania është nën akuzë për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesit dhe, së fundi, një tjetër zbulim se Facebook kishte ruajtur video që përdoruesit besonin se fshiheshin. Efekti më i gjerë i këtij cikli të lajmeve rreth qasjes së Facebook-ut ndaj privatësisë është një rritje e mosbesimit të përgjithshëm të produkteve të Facebook.

Facebook thotë se në qoftë se doni të ndani një foto me 360 ​​gradë, do t’ju duhet së pari ta realizoni atë në aparatin tuaj ose në një tjetër aplikacion para se ta ngarkoni në Messenger. Në mënyrë të ngjashme, videot HD do të duhet të kapen së pari nga telefoni, ose të ri-ndahen nga Facebook News Feed ose mesazhe të tjera.

Kjo veçori e re është e kufizuar në tregjet e përzgjedhura për momentin, përfshirë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Hong Kongu, Japonia, Hollanda, Norvegjia, Rumania, Singapori, Koreja e Jugut, Suedia, Zvicra, Tajvani UK dhe SHBA për iOS dhe Android. Gjithsesi, 360 foto janë në dispozicion në të gjithë botën në iOS dhe Android, njofton PCWorld Albanian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...