Stuhia e madhe që kaploi Europën mbrëmjen e së djelës ka shkaktuar pasoja shumë të rënda për qytetin e Achen’it në Gjermani.
Kjo stuhi goditi Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun duke përmbytur shumë shtëpi, ndërsa sot pritet të godas edhe Danimarkën.
Zjarrfikësit janë angazhuar në shumë pjesë të Gjermanisë Perëndimore për të hequr ujin nga shtëpitë e përmbysura
Qyteti i Achenit në kufirin Perëndimor të Gjermanisë u godit më së rëndi nga stuhia.
Ndërmarrja e shpëtimit ka pranuar me mijëra thirrje për ndihmë nga ky regjion, ndërsa policia njoftoi se atje nuk ka të lënduar.
Shirat e pandërprera dhe intensive kanë goditur edhe Franca, Belgjika e Luksemburugu.
Agjencia AP njofton se kjo stuhi pritet të godas Danimarkën të hënën. Mot i tillë në këto regjione është e zakonshme të mbajë në verë, por jo edhe në pranverë, raporton kjo agjenci, ndërsa kujton se në ditët e fundit në disa pjesë të Europës mbretëroi mot shumë i nxehtë.