Katër alpinistë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pas një aksidenti në Alpet e Zvicrës. Gjithçka për shkak të motit të keq dhe një stuhie të furishme, çka bëri që të izolohen në 3200 metër lartësi. Viktimat bënin pjesë në dy grupe prej 14 turistësh me kombësi italiane, gjermane dhe franceze.
Alpinistët ndodheshin në Haute Route Chamonix-Zermatt, kur befas nisi stuhia, e cila nuk i lejoi që të shkonin drejt në destinacionin ku dhe do të kalonin natën.
Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u angazhuan shtatë helikopterë. Vetëm pas mesditës së sotme të gjithë alpinistët mbërritën në spitalet e Canton Vallese, Bernë dhe Losane.