Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Alabama , ku një 13 vjeçar u mendua se ndërroi jetë, pasi vuante nga një traumë në tru.
Por, 13 vjeçari u ngjall pak pasi prindërit e tij kishin firmosur dokumentet për dhurimin e organeve.
Trenton McKinley vuante nga një traumë të rëndë në tru pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.
Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.
Një ditë pasi ishte vendosur t’i hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.
Adoleshenti pësoi 7 fraktura të kafkës në aksidentin e ndodhur në mars në Alabama.
Nëna e tij Jennifer Reindl tregon se Trenton i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kaftë ndërsa veshkat nuk funksiononin dhe pati arrest kardiak.