Deputeti David Lammy, i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se bandat kriminale po rriten në vend.
Ne një intervistë ai u shpreh se shqiptarët dhe banda të tjera të mëdha të Evropës Lindore fshihen pas këtyre aktiviteteve kriminale.
“Mendoj se poliçia dhe vendi ynë e ka humbur kontrollin në tregun e drogës”, u shpreh Lammy. I pyetur se kush fshihet pas këtij aktiviteti kriminal, ai tha: “Nga burimet poliçore kam dijeni se janë banda të mëdha, nga Evropa Lindore, shqiptarët. Ata trafikojnë njerëz, trafikojnë drogë dhe trafikojnë armë”.
Madje ai tregoi se të blesh drogë në Britani është shumë e lehtë.
“Të blesh drogë është njësoj si të porosisësh piça. Ju mund t’i porosisni në Snapçhat, ËhatsApp. Fëmijët e moshës 12-vjeçare po rekrutohen nga bandat për të shitur drogë“, tha ai, duke akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për të rregulluar situatën.
Ai tha gjithashtu se poliçia nuk ka burimet e nevojshme për të përballuar luftën me bandat kriminale, ndërkohë që akuzoi edhe kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan se nuk e po merr seriozisht këtë çështje.