Ndryshimi i gjinisë tani nuk do të jetë aq i lehtë për Portugezët, pasi presidenti Marcelo Rebelo de Dousa i vuri veto ligjit i cili do ta bënte më të lehtë për njerëzit që të ndryshojnë gjininë.
Ky ligj do t’i lejonte qytetarëve që të mund të ndryshonin gjininë dhe emrin në dokumente pa pasur nevojën e një raporti mjekësor.
Por pasi ligji u miratua këtë muaj në Parlament, duhet të nënshkruhej edhe nga Presidenti për të hyrë në fuqi por ai kërkoi që të konsiderohej rritja e moshës minimale në 18 vjeç.
Parlamenti tani mund të ndryshojë ligjin në përputhje me sugjerimet e Presidentit.