Vetëm dy vite i kanë mjaftuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të rritur gjendjen ekonomike dhe mirëqenien në Amerikë.
Politikat që Trump ka ndërmarrë kanë bërë që papunësia në Shtetet e Bashkuara të bjerë nën 4 për qind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti amerikan i Punës.
Norma prej 3.9% është rënie prej 4.1% - shifër që ka qëndruar prej muajit nëntor.
Presidenca e Trump rriti numrin e vendeve të punës dhe efektivisht kjo politikë solli një rritje të menjëhershme të ekonomisë.
Vendet e reja të punës janë hapur kryesisht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, tha Byroja për Statistika e Departamentit të Punës.
Papunësia në SHBA, duke u bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare, ka rënë ndjeshëm që prej kulmit të saj prej 10% në vitin 2009.