Profil/ Kush është Gina Haspel, e para grua që mund të udhëheqë CIA-n

E Enjte, 10 May 2018 19:03

Nëse Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmon Gina Haspelin në krye të CIA-s, ajo të jetë në këtë mënyrë gruaja e parë në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

Karriera e Gina Haspel:

Haspel e filloi karrierën e saj në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës më 1985. Ajo ka punuar kryesisht në selinë e CIA-s, por edhe në operacionet e fshehta jashtë SHBA-ve. Për gjatë viteve Hasel ka mbajtur role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë këtu edhe “Shërbimin Kombëtar të Klandestinëve”. Gjithashtu Hasepel ka shërbyer, si shef i stafit për ish- drejtorin e qendrës së antiterrorizmit Jose Rodriguez, përpara se të emërohej si zëvendës drejtor i CIA-s nga Presidenti Trump në shkurt 2017. Ndërsa tani Gina Haspel është zëvendësdrejtore e tanishme e CIA-s duke shërbyer për drejtorin Mike Pompeo.

Programet e torturës:

Në vitin 2002 Haspel ka mbiqyrur atë që quhej “vendi i zi”, për të cilin thuhet se ishte një objekt i fshehtë i CIA-s për të burgosurit terroristë në Tajlandë. “The Guardian” shkruan, se përflitet se Haspeli është shumë e përfshirë në torturën e terroristit Zubaydah, për të cilin thuhet se u mbajt në një kuti dhe humbi një nga sytë.

E pyetur për këtë Haspel ka thënë se prindërit e kanë rritur duke i mësuar, se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe dhe se ajo di ta bëjë shumë mirë dallimin midis këtyre të dyjave.

Kritikat ndaj Haspel:

Gina Haspel është kritikuar shumë nga organizatat për të drejtat e njeriut. Në qershor të vitit të vitit 2017 Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR) i kërkoi Prokurorit Publik të Gjermanisë të autorizonte një urdhër për arrestimin e Haspel lidhur me torturimi i Zubejdes.

Më pas edhe Qendra për të Drejtat Kushtetuese, e cila punon drejtpërdrejt me individë që janë torturuar nga CIA ka pasur akuza të ngjashme në lidhje me Haspel.

Çmimet që ka fituar Haspel:

Haspeli është një oficere që është dekoruar shumë herë. Ajo ka fituar Medaljen e Meritës së Inteligjencës, një çmim presidensial të dhënë nga George H.W. Bush për kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit./Hashtag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...