Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në takimin e tyre kanë biseduar për Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe takimin mes Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë dy liderët vazhdojnë të jenë përkushtuar për bashkëpunim me Korenë e Jugut dhe “afirmuan qëllimin e përbashkët që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj të shkatërrimit në masë dhe programit të raketave balistike”.
Presidenti i SHBA-së njoftoi sot se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.
Zhvillim ky i cili vjen pasi Koreja e Veriut ka liruar tre të burgosur amerikanë, të cilët janë kthyer në SHBA.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.