Më 17 maj pritet të mbahet samiti i Sofjes me përfaqësues të liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi kryesor i samitit është forcimi i marrëdhënieve ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Pikat kryesore të takimit do të jenë:
- Angazhimi i BE ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor
- Forcimi i lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, lidhjen digjitale dhe njerëzore.
- Trajtimi i sfidave të përbashkëta, të tilla si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore
Kujtojmë se më parë Donald Tusk nënvizoi rëndësinë e këtij samiti në ndërtimin e lidhjeve më të forta me Ballkanin Perëndimor.