715 mijë euro është shitur në ankand Lamborghini i bardhë që i ishte dhuruar Papa Franceskos. Të gjitha këto para do të shkojnë për projekte bamirësie. Kjo ka qenë edhe vetë dëshira e Papës kur iu dhurua makina nëntorin e shkuar e cila ishte prodhuar nga Lamborghini me ngjyrat e Vatikanit.
Ansa raporton se, shifra e shitjes së makinën së Papës është bërë e ditur nga Fondacioni “Ndihmë për Kishën”.
Lamborghini unike “Hurracan” ishte firmosur nga Papa dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.
E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10." /55news.al/