Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, David Friedman ka deklaruar të hapur ambasadën në Jerusalem.
Për këtë ndodhi, ambasadori Friedman falënderoi Presidentin e SHBA, Donald Trump për guximin.
Kjo hapje u bë zyrtare edhe pas trazirave të shumta në Gaza, ku raportohet për 25 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Sipas agjencisë Maan, disa demonstrues kanë prerë telin me gjemba përpara barrierës në tentativë për të penetruar në pjesën hebraike. Ushtria i ka shtyrë pas me gaz lotsjellës