×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti i SHBA, Donald Trump përshëndet hapjen e ambasadës në Jeruzalem

Hënë, 14 May 2018 17:07

Presidenti i Amerikës, Donald Trump tha se SHBA mbeten "plotësisht të angazhuara" për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Lindjen e Mesme, ndërsa hap ambasadën e saj në Jeruzalem, një akt që është shoqëruar me polemika.

Me anë të një videomesazhi të transmetuar në ceremoninë e hapjes, Trump tha se ambasada e re kishte kohë "që pritej të vinte."

Zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së zotit Trump, që u mirëprit nga Izraeli.

Presidenti i SHBA-ve tha se '' shpresa më e madhe '' është për paqen. “Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për paqe.” tha Trump.

Ambasada e përkohshme do të funksionojë brenda ndërtesës së konsullatës ekzistuese amerikane në Jerusalem, derisa të gjendet një objekt më i madh.

"Shumë presidentë kishin nënshkruar një dokument për të mos e zhvendosur ambasadën për arsye të sigurisë kombëtare. Presidenti Trump po e lëviz ambasadën, sepse është një përparësi e sigurisë kombëtare që ambasada të jetë këtu në Jeruzalem. Ka edhe një arsye tjetër për lëvizjen e ambasadës. Siç e dinë disa prej jush, presidenti ka qenë një zhvillues pasurish të paluajtshme dhe ai e donte pasurinë e patundshme të ambasadës këtu në Jerusalem në anën e djathtë të qytetit", tha Steven Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.

Vendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem është miratuar me votim dypartiak në Kongresin amerikan që në vitin 1995.

Por deri më tani, të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë patën nënshkruar çdo gjashtë muaj një shtyrje të zbatimit të këtij vendimi, për arsye sigurie.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 18:41
Login to post comments