Komisioni i senatit mbështet zonjën Haspel për drejtore të CIA-s

E mërkurë, 16 May 2018 17:45

Gina Haspel, kandidatja për postin e drejtores së Agjencisë Qendrore të Zbulimit, mori sot mbështetjen e komisionit të çështjeve të zbulimit në senatin amerikan. Emërimi i saj kalon tani në senatin e plotë, ndoshta javën e ardhshme, për konfirmimin përfundimtar.

Pesë senatorë demokratë kishin deklaruar se do të votonin në favor të zonjës Haspel në senatin ku republikanët kanë një shumicë të vogël. Të hënën, zonja Haspel i drejtoi një letër senatorit Mark Warner, demokratit më të lartë në komisionin e zbulimit, ku shkruante se CIA nuk duhet të kishte zbatuar një praktikë të ashpër për marrjen në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm, siç u veprua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Kjo praktikë, e paraqitur gjatë kohës kur president ishte George W. Bush, lejonte simulimin me mbytje dhe masa të tjera të ashpra kundër të dyshuarve për terrorizëm. Kritikët e quajnë këtë metodë një formë torture. Zonja Haspel shkruante se “CIA nuk duhet të kishte zbatuar praktika të tilla”, qëndrim që ajo nuk e shprehu publikisht gjatë seancave të konfirmimit javën e kaluar.

"Ndonëse nuk i dënoj ata që morën këto vendime të vështira - dhe unë e kam vënë në dukje informacionin e vlefshëm të nxjerrë me këto metoda, - kjo praktikë në fund të fundit i ka dëmtuar oficerët tanë dhe imazhin tonë në botë", shkruante zonja Haspel.

Gjatë seancave të dëshmisë në senat, ajo premtoi se nuk do ta rifillonte zbatimin e kësaj praktike. Pas leximit të letrës së zonjës Haspel, senatori Warner shpërndau një deklaratë, ku thoshte se do ta mbështeste kandidaten për drejtore të CIA-s.

Ai shkruante se zonja Haspel është përfaqësuese e mijëra punonjësve të CIA-s, të cilët "shërbejnë në heshtje, pa iu njohur meritat dhe shpesh duke rrezikuar jetën, për ta mbajtur vendin të sigurt nga ata që duan t’i bëjnë dëm".

Senatori shkruante se ndonëse kishte dëshiruar që zonja Haspel të kishte qenë "më e hapur me publikun" gjatë dëshmisë së saj para komisionit, ai mendonte se ajo u tregua "profesionale dhe e hapur". Ai tha se besonte se zonja Haspel do t’i rezistonte presidentit nëse "do të urdhërohej të ndërmerrte diçka të paligjshme dhe të pamoralshme, siç mund të ishte rikthimi tek tortura.”

Zonja Haspel luajti një rol kyç në programin e marrjes në pyetje, duke përfshirë mbikëqyrjen e një qendre sekrete të marrjes në pyetje të CIA-s në Tajlandë dhe asgjësimin e kasetave. Disa demokratë ishin ankuar se administrata Trump nuk i kishte vënë në dispozicion publikut të gjitha të dhënat për zonjën Haspel, duke përfshirë një raport të klasifikuar të Departamentit të Drejtësisë të përgatitur nga një prokuror i posaçëm që hetoi çështjen e asgjësimit të kasetave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...