Policia e Floridës ka nxjerrë pamjet dramatike të qëllimit me armë në hotelin “Trump National Golf Club Doral”.
I dyshuari Jonathan Oddi, 42 vjeç, njoftohet se hyri në hollin e hotelit dhe filloi të bërtiste kundër Trump përpara se të hapte zjarri. Punonjësit e hotelit të tmerruar ikën menjëherë.
Zyrtarët nga qyteti i Doral dhe Departamentet e Policisë Miami-Dade iu përgjigjën thirrjeve të shumta për të shtëna në zonë. Si tregojnë pamjet nga vendi i ngjarjes, oficerët hynë në hotel dhe shpejt zunë të dyshuarin.
Oddi u qëllua dhe më pas u çarmatos para se të nisej për në Qendrën Rajonale të Traumës Kendall.
Pasi u trajtua, ai u transferua në zyrën e vrasjeve të Miami-Dade për marrjen në pyetje, pas së cilës ai u dërgua në Qendrën Korrektuese Knight Turner Guilford.