Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka komunikuar mbrëmë me Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zaev e Tsipras, bën të ditur Deutsche Welle (DW).
Nga Berlini zyrtar konfirmojnë se kancelarja ka telefonuar të dy kryeministrat, duke mos dhënë detaje plotësuese se çfarë është biseduar.
Komunikim ky i cili vjen vetëm pak ditë pas Samitit të Sofjet, ku u takuan Zaevi dhe Tsipras, nga ku doli lajmi se ka një propozim të pranueshëm për të dy palët dhe ai është Maqedonia Ilindenase.
Pas kësaj, erdhi konfirmimi grek që emri duhet të ketë përmbajtje gjeografike ose kohore.