Dikur ky luan i njohur si Skybed Scar ishte mbret në vendin e tij. Por në momentin që ishte fotografuar ai ishte shumë larg krenarisë së dikurshme.
Këto pamje prekëse, sidomos për adhuruesit e kafshëve, tregojnë ditët e fundit luanit që siç shkruan ‘Mirror’ ngordhi pak ditë pasi ishin bërë këto foto.
Luani, i njohur si Skybed Scar, është i njohur mirë në Parkun Kombëtar të Kruger, Afrikën e Jugut, ku ishte fotografuar.
Imazhet thuhet se janë bërë nga Larry Anthony Pannell, 64 vjeç, fotograf.
Larry, nga Kalifornia, SHBA, tha: “Unë e dija se isha dëshmitar pamjeve shumë të veçanta”.
“Jeta mund të jetë shumë mizore dhe të jem i ndershëm, gjatë karrierës sime, unë kam parë njerëzit të humbasin gjithçka nga rrëshqitjet e tokës, tërmetet dhe zjarret. Kam fotografuar aksidente automobilistike me lëndime të rënda”.
“Gjithsesi mendoj se asnjë fotografi apo sekuencë fotoje nuk më ka prekur aq shumë sa të dëshmoj vdekjen e luanit”.