Saddam Hussein është diktatori nga Iraku, i cili u rrëzua në vitin 2003 gjatë ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar fotot e super jahtit luksoz, në të cilin ai nuk hipi kurrë.
Super jahti është i përbërë nga një suitë presidenciale me 17 dhoma të vogla, 18 kabina për ekuipazh, një klinikë mjekësore, dhomat e ngrënies dhe dhomat e gjumit.
Ky jaht u vendos në shitje për 30 milionë dollarë, por nuk u gjet një blerës dhe për dy vitet e fundit ‘Basrah Breeze’ shërbeu për Universitetin e Basrës ku priste hulumtues për udhëtime për të studiuar jetën detare.