Mandatohet Conte. Kush është njeriu serioz që do drejtojë Italinë

E mërkurë, 23 May 2018 19:42

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mandatuae pasditen e sotme Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re.

 

 

Pas këtij vendimi, Conte do të krijojë kabinetin e qeverisë së re euroskeptike, i cili më pas duhet të mandatohet nga Presidenti Mattarella.

Vendimi i Presidentit italian erdhi pas një takimi 2 orësh që zhvilloi pasditen e sotme me Giuseppe Conten.

Ky i fundit u propozua për postin e kryeministrit nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dy partitë e koalicionit qeveritar në Itali.

Kush është kryeministri i ri i Italisë

Giuseppe Conte, avokat i të drejtës private në Unniversitetin e Firenze-s, me përvoja ndërkombëtare në universitetet më me emër, që nga Yale, Cambridge dhe Sorbona.

Ai u zgjodh si një kandidat neutral, i pranueshëm për kompromis nga Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i partisë Lega Nord.

Por kjo ishte një zgjedhje e çuditshme në shumë mënyra - Z. Conte është një pro eshtablishment, elitist, "teknokrat" akademik.

Ai do të ketë një sfidë të vështirë duke vepruar si ndërmjetës - Lidhja dhe Pesë Yjet ndryshojnë në disa çështje kyçe dhe personalitetet e liderëve të tyre janë shumë të ndryshëm.

Profesor Conte nuk është deputet, as anëtar i asnjërës prej partive, por thuhet se është afër Pesë Yjeve.

I njohur si një njeri me veshje serioze, me një dëshirë për xhaketa, mansheta dhe shami xhepi, 54 vjeçari është i ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ka një djalë 10-vjeçar.

Ai ligjëron në Universitetin e Firences dhe Universitetin Luiss në Romë, ku jeton.

Në shtator 2001 ai kreu "kërkime shkencore" në Girton College, Kembrixh, sipas biografisë zyrtare të tij 12 faqesh.

"Në të kaluarën kam votuar për të Majtën. Sot, megjithatë, mendoj se kornizat ideologjike të shekullit të 20-të nuk janë më të përshtatshme " thotë ai.

I lindur në vitin 1964 në një fshat të vogël në rajonin jugor të Pulias, ai ka pasur një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe akademisë. /55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 19:50
Login to post comments