Katër raketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lëshohet njëkohësisht.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve TASS, nëndetësja bërthamore Yuri Dolgoruky ka testuar me sukses këto raketa. Këto pamje janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ndërsa, po gjatë ditës së sotme, Ukraina ka testuar sistemin e raketave “Xhejvelin”, për herë të parë, që kur u pajis me armatime nga Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur në konfliktin me separatistët pro-rusë.
Sipas zyrtarëve amerikan raketat “Xhejvelin” nuk mund të përdoren për të marrë territor, por Rusia është e mendimit se furnizimi i saj do të ndikojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe do të inkurajojë përdorimin e forcës.