Edhe pse dukej sikur situata ishte vënë nën kontroll, Greqia dhe Turqia duket se janë përplasur sërish ditën e djeshme, duke vënë rajonin në alarm.
Kësaj radhe ka qenë Ankaraja ajo që “ka treguar dhëmbët”, duke organizuar një stërvitje të madhe me trupat Komando.
Stërvitja e djeshme angazhoi mijëra ushtarë duke stimuluar një situatë lufte, ndërsa komandot synonin neutralizimin e rrezikut.
Gjatë stërvitjes në fjalë u përdoren avionë transportues, helikopterë, tanke si edhe mjetet të tjera ushtarake.
Turqia ka të angazhuar një numër të madh ushtarësh në dy fronte, edhe pse Erdogan përgatitet për të hyrë në zgjedhje.
Ndërkohë gjeneralët greke kanë reaguar nëpërmjet mediave, duke thënë se stërvitje të tilla përkeqësojnë edhe më shumë situatën ku ndodhet rajoni.