×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Itali, Mattarella mandaton Conten për të formuar qeverinë

E Enjte, 24 May 2018 08:35

Më shumë se dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve që përfunduan pa një fitues të qartë, ngërçi politik që përfshiu Italinë, duket se do të marrë fund, raporton "TCH".

Akademiku, i zgjedhur nga koalicioni mes partive populiste Lëvizja ‘5 yjet’ dhe Lega Nord, Guiseppe Conte u mandatua nga presidenti i republikës Sergio Mattarella për krijimin e qeverisë.  

Në një konferencë për shtyp pas takimit me Mattarellën, Conte tha se e kishte pranuar detyrën me hezitim. Duke pranuar situatën delikate dhe sfidat me të cilat duhet të përballeshin, juristi pa eksperiencë politike theksoi se do të punonte për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve për një qeveri ndryshimi.

“Jashtë këtij pallati është një vend që pret me të drejtë krijimin e qeverisë së re. Ajo që do të lindë së shpejti, do të jetë një qeveri e ndryshimit”, tha Conte.

Ai shtoi se do të ishte mbrojtës i të gjithë italianëve në skenën ndërkombëtare dhe europiane. Conte do të formojë tani listën e ministrave që do të aprovohet nga presidenti para betimit të qeverisë së re./TCH/

64-vjeçari u përball me akuzat për falsfikim të jetëshkrimit të tij dhe vetëm pak minuta para takimit me Matterellën, uebsajti i të përditshmes ‘Libero’ publikoi të dhëna që sugjeronin se profesori i së drejtës private kishte shmangur taksa e gjoba prej 50 mijë eurosh.

Liderët e dy partive populiste, Luigi di Maio i lëvizjes ‘5 yjet’ dhe Mateo Salvini i Lega Nord, arritën një marrëveshje koalicioni pas ditësh të tëra bisedime, duke zgjedhur më pas Conten si kandidatin e tyre për kryeministër.

Login to post comments