×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Koreja e Veriut shemb tunelet bërthamore nën praninë e gazetarëve të huaj

E Enjte, 24 May 2018 13:17

Koreja e Veriut duket se ka hedhur në erë tunelet ku kryente testimet bërthamore.

Qëllimi i kësaj lëvizje është ulja e tensioneve rajonale.

Sipas BBC, gazetarët e huaj të pranishëm në zonën e testimeve bërthamore Punggye kanë parë një shpërthim të fuqishëm.

Vendi komunist deklaroi në fillim të këtij viti se do të shkatërrojë këtë zonë si pjesë e një përpjekje diplomatike për pajtim me Korenë e Jugut dhe SHBA.

Por shkencëtarët mendojnë se zona ishte shembur pjesërisht dhe kishte dalë jashtë funksionit pas testimeve të shtatorit të vitit të shkuar.

Një gazetar i “Sky News” tha se, ata u ngjitën në një mal dhe e panë shpërthimin nga një lartësi prej 500 metrash.

“Tymi, pluhuri dhe nxehtësia erdhi drejt nesh. Ishte një shpërthim shumë i fortë dhe i zhurmshëm. Mund ta ndjeje”,- tha Tom Cheshire.

Një ekip i CNN-it i pranishëm në zonën malore në veri të Koresë komuniste dëshmuan nga pranë shkatërrimin e tuneleve bërthamore që identifikohen me numrat 2, 3 dhe 4, pikërisht nga pikat vëzhguese të vendosura rreth 500 metra më larg.

Ata ishin mes një duzine gazetarësh të ftuar në vendin e izoluar komunist për këtë ditë, zhvillim që vjen pikërisht përpara një takimi historik të planifikuar mes udhëheqësit të Veriut, Kim Jong-un, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Përpara shpërthimit, gazetarët thonë se ishin ftuar të shihnin vendosjen e eksplozivëve në tunele, e më pas u zhvendosën në një distancë sigurie për të parë aktivizimin e tyre dhe shembjen e tuneleve. Koreja e Veriut ka zhvilluar 6 teste bërthamore në këtë vend, më e fundit e të cilave në shtator të vitit 2017.

Login to post comments