Presidenti Donald Trump ka anuluar një samit shumë të rëndësishëm me Korenë e Veriut, i parashikuar prej javësh të mbahej në Singapor.
CNN shkruan se Trump i ka dërguar një letër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku i thotë se është e "papërshtatshme" të mbahej samiti i planifikuar historik.
Thuhet gjithashtu se takimi është anuluar, 'bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur" nga Kim, i cili kërcënoi SHBA-të me një "përballje bërthamore".