Sot u shpall ditë zie kombëtare në Rusi,pas zjarrit i cili i mori jetën 64 personave në një qendër tregtare në qytetin Siberian perëndimor të Kemerovës ku shumica prej tyre ishin fëmijë.
Flamujt u ulën dhe aktivitetet zbavitëse në Rusi do të ndalen për tre ditë, pasi të martën mijëra njerëz u mblodhën në Moskë dhe qytete të tjera, për të mbajtur zi për viktimat dhe për të protestuar për sigurinë e munguar në qendrën tregtare.
Viktima më e re ishte një djalë dyvjecar, ndërsa të paktën 19 nga 64 personat që humbën jetën ishin nën 10 vjec, deklaruan autoritet rajonale. Gjithsej 41 fëmijë vdiqën në zjarr.
Një hetim penal është hapur dhe pesë persona janë arrestuar gjatë incidentit.
Presidenti Vladimir Putin i cili u rizgjodh këtë muaj për një mandatë të katërt, i kërkoi ministrave të observonin situatën dhe të kontrollonin sigurinë në qendrat e tjera tregtare.
‘’Ne duhet të kontrollojmë sigurinë në qendrat tregtare të këtij lloji dhe kjo nuk duhet të bëhet vetëm si një nxitje e momentit,është absolutisht e qartë që siguria duhet të garantohet’’-tha Putin.