78 civilë të vrarë pas sulmeve me armë kimike në Siri, Turqia kërkon hetime urgjente

Diel, 08 Prill 2018 17:21

Numri i civilëve të cilët humbën jetën si pasojë e sulmeve të djeshme në Siri ka arritur në 78.

Lajmi vjen nga një raport i mjekëve nga Guta lindore, doktor Sulejman Kakeh dhe doktor Ayman Arbash.

Qarku Duma është pika e fundit e cila ka mbetur nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore.

Turqia e ka dënuar fuqishëm sulmin me armë kimike në Siri dhe ka urdhëruar që të nisin urgjentisht hetimet për sulmin raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa nga pamjet e arritura nga rajoni në lidhje me sulmin me armë kimike, shihet se shumica e civilëve që kanë humbur jetën nuk kanë plagë dhe gjakderdhje por nga goja dhe hunda i dalin shkumë e bardhë që buron nga mbytja.

Aktualisht në Duma rreth 100 mijë persona jetojnë nën rrethim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...