Frikë për një grup serfistësh në brigjet e Bondi Beach, në Australi, 7 km nga qendra e Sydney-t.
Ashtu siç tregojnë pamjet e filmuara nga droni një peshkaqen po noton shumë pranë sportistit.
Videoja e publikuar në Instagram nga Knack Studios, tregon kafshën që noton pak metra në distancë nga djali, që nuk e di prezencën e tij dhe vazhdon të bëj serf.
Sipas mediave lokale, fatmirësisht peshkaqeni është larguar pa e sulmuar sportistin.