122 balena shtatzënë janë vrarë nga gjuetarët japonezë si pjesë e studimit të terrenit në Antarktik.
Një raport i dërguar në Komisionin Ndërkombëtar të Gjuetisë zbuloi se gjuetarët kapën gjithsej 333 balena. Ekipi i gjuetisë u largua nga Japonia në nëntor 2017 për Oqeanin Jugor dhe u kthye në mars 2018, raporton BBC. Sipas vendimit të OKB-së të vitit 2014 kjo konsiderohet si një “kërkimi vdekjeprurës”, por pavarësisht kësaj Japonia e ka justifikuar gjuetinë e balenave si për qëllime shkencore. Në një plan të ri kërkimi të botuar pas vendimit të OKB-së, Japonia tha se ishte “shkencërisht e domosdoshme” për të kuptuar ekosistemin e Antarktidës përmes mbledhjes dhe analizimit të kafshëve.