15 sekonda kanë mjaftuar për të kthyer në hi 4 gradaçela duke përdorur shpërthimin e kontrolluar. Ngjarja ka ndodhur në Yantai në provincën Shandong në Kinë.
Ndërtesat ishin të pabanueshme që prej 9 vitesh dhe u shpërthyen pasi investitori i tyre nga Koreja e Jugut ishte në krizë financiare.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është ndjerë nga banorët përreth, raportojnë mediat lokale. “Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe toka na u drith në këmbë si të ishte tërmet, është shprehur një prej banorëve.