Vdes në aksident ylli i muzikës latino-amerikane

E Enjte, 31 May 2018 14:05

Këngëtarja ekuadoriane Paulina Calahorrano 42 vjeçe humbi jetën në një aksident me makinë në Milano.

Ajo ishte në një makine elektrike të marrë me qira, e cila drejtohej nga një miku i saj 26-vjeçar kur ndodhi edhe aksidenti fatal.

Ajo u nxor nga mjeti e gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ndërroi jetë në spital.

“Ishte krenari e vërtetë kombëtare e Ekuadorit”, thuhet në njoftimin e Festivalit latin të Milanos, ku këngëtarja kishte performuar disa herë.

Login to post comments