Mozzik dhe Loredana, ish- çifti i përbashkët i ShowBizzit, do të bashkohen më 10 mars në Gjermani kësaj radhe jo si bashkëshortë por në një koncert.
Në biletat të cilat shiten në Leipzig të Gjermanisë për të ndjekur koncertin në Haus Auensee do të performojnë Mozzik dhe Loredana.
Dy këngëtarët u ndanë pak muaj më parë dhe ishte vetë Loredana e cila deklaroi se nuk dotë shfaqej apo këndonte më me Mozzik, por duket se paska ndryshuar mendje.
Dy këngëtarët kanë një vajzë nga lidhja e tyre e mëparshme ndërkohë Loredana përflitet për një lidhje me reperin gjerman Bonez MC.