Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kroaci ku dy fëmijë refugjatë mbetën të plagosur në nga të shtënat me armë zjarri të policisë. Mediat kroate raportojnë se policia qëlloi me armë në drejtim të shoferit të furgonit që po transportonte refugjatë në zonën e Stacionit të Policisë Donji Srb në kufi me Bosnjën.
Mësohet se shoferi i furgonit ka refuzuar të ndalojë furgonin pas sinjalit policor, duke detyruar policinë të përgjigjet me të shtëna armësh. Shoferi i furgonit ka arritur të arratiset në mal kurse policët në furgon gjetën 29 emigrantë të paligjshëm ndërsa dy fëmijët e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin e Zarës.