Besojeni ose jo, fiksimi i radhës i njerëzve është të pinë lëng nga disa eshtra të lashta të sapo-gjetura në Egjipt.
Sarkofagu i zi, për të cilin ekzistonte frika në duhej hapur apo jo, i zbuluar në Egjipt mund të mos ketë lëshuar ndonjë mallkim, por ia arriti që të zgjojë disa dëshira të çuditshme në disa njerëz.
Më shumë se 5,300 njerëz kanë deklaruar se duan që të pinë nga lëngu me ngjyrë të zezë i cili u zbulua së bashku me eshtrat e lashta.
Për ta konkretizuar dëshirën e tyre të çuditshme për lëng eshtrash, “të fiksuarit” kanë krijuar një peticion në ‘change.org’ për të “lejuar njerëzit të pinë lëngun e kuq nga sarkofagu i errët”.
Sipas autorit që ka nisur peticionin, lëngu i skeletit duhet të bëhet në një pije të gëzuar kështu që kushdo që dëshiron ta pijë mund të marrë fuqitë e tij dhe në fund të vdesë.
Nuk kaloi shumë dhe ideja u bë virale. Në komentet e shumta të njerëzve vihet re se disa kanë dëshirë të pinë lëngun e skeletit sepse janë të etur, ndërsa të tjerë janë kuriozë për shijen.