Më shumë se 150 kërmij morën pjesë në kampionatin vjetor të kërmijve, një ngjarje që ka funksionuar që nga vitet 1960.
Lojërat zhvillohen në majë të një tavoline, e cila ka një pëlhurë të veçantë të lagur dhe kërmijtë që shpërndahen në të.
Pëlhura ka tri rrethe të shënuara. Kërmijtë janë vendosur në mes dhe i pari që arrin në rrethin e jashtëm, konsiderohet fitues.
Çdokush, i ri apo i moshuar, mund të marrë pjesë në kampionatin botëror të kërmijve, përcjell albinfo. Konkurrentët mund të sjellin kërmijtë e tyre nga kopshtet e tyre, në qoftë se dëshirojnë.
Rekordi botëror i Guinness u vendos në vitin 1995, kur një kërmill i quajtur “Archie” përfundoi garën prej 13 centimetrave në një kohë shumë të ngadaltë prej 2 minutash e 20 sekonda.