Një gjykatë në Tanzani ka dënuar me 15 vjet burg një shtetase kineze për trafikimin e dhëmbëve të elefantëve. E quajtur “Mbretëresha e Fildishtë”, 69-vjeçarja Yang Fenglan shkoi në Tanzani në vitet 1970 dhe udhëhoqi një bandë brutale të fildishtë që ka therrur qindra elefantë.
Shtetasja kineze besohet të ketë trafikuar mbi 860 dhëmbë elefantësh.
Vendimi u përshëndet nga konservatorët në një gjykatë të stërmbushur me njerëz në qytetin Dar es Salaam të Tanzanisë. Komuniteti global i ruatjes në mediat sociale tha se është një hap i duhur në luftën kundër tregtisë së kafshëve të egra.
Konservatori kenian, Trish Sewe, i cili punon me organizatën bamirëse WildlifeDirect, bëri të ditur se bëhet fjalë për një dënim nga dy akuza.
“Do të doja të ishin më shumë vite, ne ende duhet të bëjmë shumë duke pasur parasysh se elefantët po zhduken. Kjo është një thirrje për zgjim, ne duhet të arrijmë më shumë kriminelët e profilit të lartë”, tha Sewe.