Qindra banorë në Newfoundland të Pensilvanisë, SHBA, zgjodhën një formë të pazakontë për të bekuar martesat e tyre.
Në një ceremoni të çuditshme, në një kishë rurale të Pensilvanisë, gratë e veshura me të bardha dhe burrat me kostume të errëta parakaluan duke mbajtur në duar ose krahë armë zjarri dhe gjerdanë me fishekë.
Rituali vjen vetëm disa javë pasi një adoleshent i armatosur me një pushkë automatike, AR-15, vrau 17 nxënës dhe stafin e shkollës në një shkollë të mesme në Parkland, Florida.
Megjithatë, një zëdhënës i kishës tha se ceremonia e bekimit të martesës ishte planifikuar shumë kohë përpara sulmit të 14 shkurtit në Florida.
Fotot dhe lajmi kanë marrë dhenë dhe janë shpërndarë në shumë rrjete sociale.