Miliarderi kërkoi një vajzë për “ta çuar në Hënë”, mijëra aplikime

E Enjte, 16 Janar 2020 11:52

Një miliarder japonez hapi disa ditë më parë një “konkurs” sa të çuditshëm aq edhe intrigues, ku kërkonte një vajzë që do ta shoqërojë në udhëtimin e tij në Hënë në vitin 2023.Për të marrë pjesë në këtë konkurs rregullat dhe kriteret ishin mjaft të qarta dhe të thjeshta. Në faqen e tij onilne, Maezawa përcaktoi se aplikantet duhet të jenë mbi 20 vjeçe, beqare, të jenë “të gjalla dhe të shkathëta,” gjithmonë pozitive, t’u interesojë hapësira dhe të urojnë për “paqe në botë.”  Aplikantet duhet po ashtu të përcaktojnë gjatësinë, profesionin, hobit, aftësitë e veçanta, një foto dhe të shpjegojnë pse duhet të jenë ato, gruaja me fat.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet është 17 janari dhe vendimi do të merret në fund të marsit, ku i gjithë procesi i përzgjedhjes i quajtur “Full Moon Lovers”, do të dokumentohet dhe do të kthehet në një reality show.

Por edhe pse askush nuk mund ta imagjinonte numri i aplikimeve ka arritur nivele rekord. 22 mijë vajza kanë shkruar emrin e tyre online për të shoqëruar biznesmenin në këtë udhëtim të pazakontë.

44 vjeçari tha se ka prenotuar tashmë dy vendet e mundshme në udhëtimin e organizuara nga “Space X” e Elon Musk, i cili do të çojë udhëtarët e parë civilë në Hënë. Por pas ndarjes me të fejuarën, Ayame Goriki, njëri vend mbeti bosh dhe do ta marrë vajza që do të fitojë konkursin.

Miliarderi e ka krijuar pasurinë e tij falë platformës së shitjeve online Zozo dhe është herë pas here në qendër të vëmendjes për “eksperimentet sociale”. Para disa kohësh ai ndau rreth 8 milionë dollarë për një 1000 persona të përzgjedhur që do të shpërndanin postimin e tij në Twitter.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...