Sapo keni ngrënë?! Ja 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni më pas

Premte, 17 Janar 2020 10:29

Kujdesi për jetën dhe shëndetin tonë nuk është diçka e gabuar, por si mund ta bëjmë këtë? Sigurisht, duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke bërë më shumë aktivitet fizik etj.
Pothuajse të gjithë duhet të kenë dëgjuar se nuk duhet të notojnë direkt pasi kanë ngrënë sepse mund të shkaktojë dhimbje barku, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë tjetër nuk duhet të bëni direkt pas një vakti ushqimor?

Disa gjëra që duhet t’i shmangni direkt pas ngrënies përfshijnë:
Të flesh gjumë menjëherë pas ushqimi
Fjetja menjëherë pasi keni ngrënë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore si fryrje të stomakut, refluks acid, gazra, dhe gjumë të parehatshëm. Prisni të paktën 2 – 3 orë pas ushqimi që të bini në gjumë.

Të pish duhan
Ky zakon është shumë i zakonshëm në duhanpirësit kronikë, por studimet kanë treguar se mund të sjellë efekte negative në shëndet. Dëmi i pirjes së duhanit direkt pas ngrënies është i njëjti me atë të pirjes së 10 cigareve në të njëjtën kohë.

Të bësh dush
Zakonisht pasi hamë, gjaku nga periferitë si këmbët dhe duart lëviz drejt sistemit tretës. Por kur bëjmë dush, gjaku shkon në duar dhe këmbë duke bërë që të ketë më pak gjak që qarkullon në stomak, e kështu duke dobësuar sistemin tretës e duke shkaktuar tretje të ngadalësuar. Prisni të paktën 1 – 2 orë para se të bëni dush, pasi të keni ngrënë.

Të pini çaj apo kafe
Çaji dhe kafja janë disa nga pijet që duhet të merren përpara ushqimit, pasi nëse pini kafe apo çaj direkt pasi të keni ngrënë do pengoni trupin që të thithë hekurin nga ushqimi. Prisni të paktën një orë pas çdo vakti.

Të dilni për ecje
Prisni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë që të dilni për ecje, pasi e ecura direkt pas ushqimi mund të shkaktojë refluks acid dhe vështirësi në tretje.

Modifikuar më Premte, 17 Janar 2020 10:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...