×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

STUDIMI/ Sa milionë dollarë duhet të kesh që të ndjehesh vërtet i pasur?

Saturday, 05 May 2018 22:31

Edhe për të pasurit, pasuria e vërtetë është e paarritshme.

 

 

5% e amerikanëve janë milionerë. Prej këtyre, rreth 95% kanë nga 1 deri në 5 milionë dollarë. Por ata mendojnë se nuk kanë mjaftueshëm për t’u ndierë të pasur.

“Shumë njerëz kujtojnë se ‘të kesh gjithçka’ kur vjen puna te pasuria do të thotë që përveçse të kesh të mbuluara pjesën e pronave dhe të shërbimeve, duhet gjithashtu të kesh mundësinë të mbulosh ndonjë qejf të veçantë apo zgjidhësh ndonjë problem të papritur, e prapë të të mbeten parà mënjanë”, thotë Norman Vanamee në revistën Town and Country. Por sa duhen që të ndihesh vërtet i pasur?

Vanamee u konsultua me ekspertë të ndryshëm për të gjetur “shifrën e lumturisë” që do t’i duhej një çifti hipotetik me këto kushte: të jetë në të dyzetat; me dy fëmijë adoleshentë që shkojnë në shkollat private më të shtrenjta të Nju Jorkut; të kenë një apartament me pamje nga Central Park në Fifth Avenue, Nju Jork; të blejnë vepra arti çdo vit; të paguajnë avionë privatë për udhëtime; të dhurojnë parà për bamirësi; të kenë shërbyes (kuzhinier, pastrues dhe shofer), si dhe të zotërojnë dy shtëpi për pushime. Gjithashtu, duhet që t’u lënë secilit prej fëmijëve nga 25 milionë dollarë trashëgimi. Sa është shifra e pasurisë që do t’i duhej një familjeje për një jetë të tillë?

Një prej analistëve nga “US Trust” bëri këto llogari për këtë stil jete:

Pronat: 18 milionë dollarë për një apartament në Fifth Avenue me pamje nga Central Park, plus 2 milionë për mobilie dhe dekor, plus 20 milionë për 2 shtëpi pushimi, 1 për fundjava në Hamptons dhe 1 në Karaibe.

Arsimi i fëmijëve: 1.7 milion dollarë për çdo fëmijë për strategjinë “nuk kursej asgjë,” që do të thotë shkollë private e tutorë, kurse muzike, sporti, udhëtime mësimore jashtë vendit dhe katër vite të paguara në kolegjet më të mira “Ivy League” të arsimit të lartë.

Bamirësi: 25,000 dollarë në vit që të ulesh në bordin e Muzeut të Nju Jork-ut, plus 15,000 dollarë në vit për festa bamirësie.

Shërbyes: 190,000 dollarë rrogë në vit për shofer, kuzhinier, mirëmbajtës shtëpie.

Art: 1 milion dollarë në vit.

Shëndetësi dhe estetikë: 150,000 dollarë në vit për veshje, floktore, trajnerë palestre dhe produkte kozmetike.

Pra, për këtë ekspert, çifti hipotetik duhet të ketë një pasuri prej të paktën 190 milionë dollarësh që të bëjë këtë stil jete. Por ekspertët e tjerë e nisin kufirin me 100 milionë.

Sipas Richard Kirshenbaum, gazetari i Nju Jork Observer që ka shkruar librin “Jeta mes 1%-shit”, tha për Town and Country se miliarderët tregojnë që janë ndier të pasur vetëm kur kanë zotëruar më shumë se 100 milionë dollarë. Madje “qindëshen” si kufi e quajnë “hundy” (nga fjala anglisht ‘hundred’), p.sh: “Tani e kapën veten. E bënë një ‘hundy’”.

Kirshenbaum thotë se ai nuk e ka vlerësuar vetë atë shifër, por ia kanë thënë shumë miliarderë që ka intervistuar.

Sipas kompanisë analitike “Wealthengine”, vetëm 0.09% e milionerëve të Amerikës (pra 0.09% e 5% të popullsisë) kanë më shumë se 100 milionë dollarë pasuri.

Por Robert Frank, redaktor i CNBC, i cili drejton emisionin “Jetët e Fshehta të Njerëzve Super të Pasur”, thotë se më shumë se shifra ka rëndësi mënyra se si e fiton dhe se çfarë vendos të bësh me atë pasuri.

Megjithatë, të kesh pasuri nuk t’i heq ankthet e jetës për të ardhmen. Në fakt, atyre që kanë parà u krijohen mënyra të tjera për t’u shqetësuar.

“Prapë ndiej se nuk kam mjaftueshëm”, thotë për New York Times Thomas Gallagher, një multimilioner amerikan. “Emocionalisht, unë nuk kënaqem me pasurinë. Kam qenë shumë me fat me bursën në Wall Street, por që kur kam dalë në pension kam kaluar shumë probleme psikologjike. Kam më shumë parà se ç’guxoja të ëndërroja dikur, por prapë shqetësohem nëse kam apo jo mjaftueshëm për të shtyrë deri në fund të jetës. Po sikur të jetoj më gjatë se ç’e kam në plan?” thotë ai. /Tanza Loudenback, Business Insider/ Përkthimi: Tch

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 22:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...