Ndeshjet e demave në Japoni njihen si “Togi” dhe ndryshojnë nga ato në Spanjë, pasi aty asnjë dem nuk vritet dhe nuk ka toreador.
Në këtë sport shekullor, demat kryqëzojnë brirët dhe përpiqen që të shtyjnë njëri-tjetrin të nxitur nga stërvitësit e tyre.
Në momentin që një dem plagoset nga brirët e tjetrit, ndeshja ndërpritet menjëherë.
Kohë më parë në këtë sport nuk lejoheshin që femrat t’i afroheshin arenës.
Për herë të parë në histori, një grua u lejua që të hyjë në arenën e ndeshjes së demave në Japoni, pasi kufizimi për femrat u hoq në përpjekje për të modernizuar këtë sport.
Yuki Araki, ishte e para femër e cila shoqëroi kafshën e saj në arenë, në ditën e parë të stinës së ndeshjeve me dema, në ishullin Hokaido.
Barazia mes meshkujve dhe femrave nuk vihet më në diskutim si dhe lejimi i grave në këtë sport thjesht e përmirësoi atë.