Ja pse duhet t’i lani duart sa më shpesh, gjatë ditës

Premte, 17 Janar 2020 15:28

Higjiena e duarve, është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj, si te të rriturit ashtu dhe te fëmijët.

Larja e duhur e duarve me sapun, mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e përhapjes së mikrobeve dhe baktereve.

Hulumtimet kanë treguar se, 30% e njerëzve nuk e lajnë duart pasi shkojnë në tualet, më shumë se 50% nuk përdorin sapun kur lajnë duart, dhe 60% shpenzojnë më pak se 10 sekonda duke larë duart.

Por, ju duhet të dini që pastrimi mirë i duarve në të gjithë fazat e jetës, është çelësi i kontrollit për të mos përhapur infeksione. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për vëllimin e baktereve që ata bartin si pasojë e mosndjekjes së rregullave të higjienës.

Për shembull, duke i larë duart siç duhet, fëmija juaj mund të reduktojë bakteret deri në 80%. Kjo është arsyeja pse inkurajohet që publiku të jetë më i vetëdijshëm dhe më i përgjegjshëm kur bëhet fjalë për larjen e duarve. Një këshillë e fundit është që të lani duart me sapun të paktën për 30 sekonda.

Login to post comments