Barack Obama i bën Michelle urimin e veçantë për ditëlindje

Saturday, 18 Janar 2020 09:06

Barack Obama ka qenë dhe mbetet një President që ka lënë gjurmë jo vetëm në Amerikë për edhe në botë. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një shembull se si duhet ta duash familjen dhe partnerin që ke në krah.

Dashuria e tij me bashkëshorten, Michelle Obama janë shembulli më i bukur i një çifti modern dhe romantik.

Obama dhe Michelle të bëjnë të besosh se dashuria e vërtetë ekziston. Se sa shumë është i dashuruar në gruan e ti, Obama e ka dëshmuar edhe në urimin që sot ka bërë për ditëlindjen e saj të 56-të.

“Në çdo skenë, ti je ylli im. Michelle Obama, urime ditëlindjen e dashur!”, ka shkruar Barack Obama sipër fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 09:10
Login to post comments