Shtytësi i karrocës së Presidentit

Tuesday, 04 December 2018 17:42

Nga Qemal SAKAJEVA/

Muaj më parë, në Uashington, qe organizuar një veprimtari zyrtare, në të cilën patën marrë pjesë figura të rëndësishme të shtetit dhe politikës amerikane, përfshirë edhe  ish-presidentë. Aty  qe ftuar dhe  George H. W. Bush, që i referohen edhe George H. W. Bush Sr, apo Bush 41, i cili  binte në sy  i  ulur në një karrocë nga ato që përdorin njerëzit me aftësi të kufizuar.

Me shpejtësi dhe në të gjitha mediat e rruzullit, u përcoll lajmi i 30 nëntori 2018, për vdekjen e ish-Presidentit Georg H. W. Bush, i cili rrugën e amerikanit hero e pati nisur pilot i aeroplanëve luftarakë në moshë 18 vjeç - më i riu  ndër pilotët e asaj kohe -  dhe pas 58 misionesh bombardimi,  aktin më të guximshëm e kreu në 2 shtatorit 1944, duke i mbijetuar zjarrit të predhave të kundërajrorëve japonezë, pasi u hodh me parashutë dhe notoi për tri orë në ujërat e Oqeanit Paqësor. Njerëzimi  e ka të rrënjosur thellë në kujtesë këtë president të SHBA dhe rolin e tij në vitet  e shndërrimeve të jashtëzakonshme botërore, që kulmuan me rënien e Murit të Berlinit dhe fundin e kampit socialist. Bush pati  thënë se kështu fitojnë të gjithë, edhe Perëndimi, edhe Lindja.

Por shqiptarët kanë arsye  për t’i  mbetur përherë mirënjohës, edhe për një ngjarje të madhe që lidhet drejtpërdrejt me kombin shqiptar. Kjo njihet si paralajmërimi i Bush - ati, në Krishtlindjen  e vitit 1992, me letrën e 25 dhjetorit  drejtuar Sllobodan Millosheviç, në të cilën i bënte me dije: “Në rast të konfliktit në Kosovë,  të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi” (''In the event of conflict in Kosovo caused by Serbian action, the United States will be prepared to employ military force against the Serbians in Kosovo and in Serbia proper.”)  Kurse Presidenti Geroge W. Bush - biri, në 10 qershor 2007 erdhi në Tiranë dhe, m’u në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, pati thënë: ” Tani është koha, është vendimi im, Kosova do të jetë shtet i pavarur”.

Njihet botërisht ajo që kreu SHBA dhe Presidenti i 42-të, Bill Klinton, për çlirimin e Kosovës.

Por koha e solli që,  dy presidentë të tjerë amerikanë, gjithashtu  të mbeten historikë për çështjen kombëtare shqiptare.

Ati, Bush 41, i doli në mbrojtje Kosovës, duke e paralajmëruar Serbinë në rast agresioni.

Biri, Bush 43,  e mbrojti Kosovën, SHBA e njohu  dhe u bë garant i pavarësisë së saj.

Në atë ngjarje të rëndësishme të disa kohëve më parë në Uashington, Presidenti George H. W. Bush u pa  ashtu i ulur në karrocën që lëvizte  mes personaliteteve që ecnin të zinin vend sipas protokollit. Ky ishte plani i parë i pamjeve filmike të transmetuara drejtpërdrejt nga kanali televiziv CNN, dhe nuk qe diçka e panjohur. Por plani i dytë i kësaj sekuence filmike qe emocionues, sidomos në kohërat tona të bjerrjes së vlerave njerëzore. Pas karrocës, me dy duart shtrënguar në shpinoren e saj, burri që e shtynte plot dinjitet  nuk ishte truproja, as njeriu i shërbimit, as ndonjë mik i vyer i tij. Karrocën e Presidentit të 41-të të SHBA  George H. W. Bush - ati, e shtynte Presidenti i 43-të i SHBA George W. Bush - biri.

4d295658399ccd4f1e93e6edf3315607_XL.jpg

Qemal Sakajeva

Modifikuar më Tuesday, 04 December 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...