Ish-deputeti socialist mbështet opozitën: Djegia e mandateve, domosdoshmëri

Premte, 15 Mars 2019 12:25

Shumica e grupit parlamentar të PS dhe Qeverisë ka sulmuar opozitën për djegien mandateve, por socialistët me kontribute historike dhe që kanë rezerva për drejtimin që po merr vendi miratojnë aksionin që ka ndërmarrë opozita.

Ish-deputeti dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, shprehet se Partia Demokratike ka bërë një gjest shumë të madh që ka tërhequr deputetët, pasi ishte e domosdoshme se nuk kishte mundësi të tjera.

Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari në takimin me temë “Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik” është shprehur se vendi po përballon kriza të rënda. “Partitë politike janë mbështetur vetëm tek militantët, vetë e kanë fajin. Partitë politike janë alternativa të mëdha për shoqërinë, nëse nuk janë të tilla, janë klube interesash.  Njerëz të shquar kanë patur benefite edhe nga PD dhe tani nuk duken më”, shprehet Dizdari, duke shtuar se njerëzit pranë partive kanë parë interesin personal.

Limoz Dizdari nuk është i vetmi socialist që ka rezerva të forta ndaj qeverisë  “Rama”. Pa qenë mbështetës i opozitës, por si një intelektual dhe politikan më përvojë ai kërkon një ndryshim të situatës aktuale në vend.

Veç Dizdarit, emra të njohur të PS, një pjesë e mirë të cilëve kanë qenë edhe ministra në kabinetet socialiste, kanë akuzuar kreun e qeverisë për mënyrën e qeverisjes dhe mënyrën si drejton partinë, ku disa prej tyre nuk e quajnë më PS, por Rilindje, duke cituar emrin e sloganit me të cilin Rama fitoi zgjedhjet në vitin 2013.

Më poshtë janë disa nga mesazhet e dhëna nga këta eksponentë të të majtës duke filluar nga Arta Dade, Paskal Milo, Mimi Kodheli, Arben Malaj dhe Mimoza Hafizi.

Arta Dade: “Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit.Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit nga Rama, nuk kanë asnjë lidhje me PS”.

Paskal Milo: “Parlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë”.

Mimi Kodheli: “Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë”.

Arben Malaj: “Duhet eliminuar mundësia e një konflikti civil siç ndodhi në ’97-n. Vendi ka shumë mënyra demokratike për të ndryshuar situatën. Ndryshimet e mëdha i bëjnë ata që vijnë, dhe po marr rastin e Tsipras në Greqi, kur fitoi vetëm 5% të votave në garën për bashkinë, por ai vendosi të krijojë një parti dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Të majtët, është kthyer në traditë se, pasi vijnë në pushtet shkëputen nga programet sociale, dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh edhe në vendet evropiane. Dhe këto modele qeverisëse ndikojnë negativisht në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve diçka që shkakton pakënaqës”.

Mimoza Hafizi: “Politika nuk më bën të vuaj dhe ndihem mirë. Deri në vitin 2013, kisha besim ndaj PS, por fryma e socialistëve është e pa përfaqësuar në qeverisje. Partinë Socialiste e ndaj nga Rilindja. Nuk është parti demokratike qysh kur refuzoi të bëhej zgjedhja e kryetarit. Unë nuk e besoj se kjo qeverisje mund të vazhdojë sepse e ka humbur moralin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...