Reforma vdiq, rroftë Reforma!

Hënë, 22 July 2019 19:18

Sot shënohen 3 vjet nga miratimi me konsensus i Reformës në Drejtësi. Dakortësi kjo e të gjitha palëve politike pas ndërhyrjeve të Komisionit të Venecias që mazhoranca e Edi Ramës të mos e kapte Reformën në Drejtësi. Por pas 140 votave, duartrokitjeve dhe puthjes së famshme Lu-Vlahutin në lozhat e kuvendit, vetëm Reformë që nuk pati Shqipëria.
Edi Rama pasi mora votat e nevojshme edhe të opozitës, nisi që ligjet me votim të thjeshtë ti bënte pa pyetur opozitën. Kështu Rama caktoi me radhë të gjithë drejtuesit e institucioneve të reja që parashikonin ndryshimet kushtetuese. Emëroi kunatin e Mimi Kodhelit në krye të KLP-së, emëroi anëtarët e vettingut, shumica e të cilëve u denoncuan në media si njerëz të lidhur me pushtetin apo edhe njerëz të fondacionit Soros. Rama nisi të kapte një nga një të gjitha institucionet e Drejtësisë dhe me veglat e tij godet prokurorë e gjykatës që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj farse dhe i kalon në sitën e vettingut ata gjyqtarë e prokurorë që i shërbejnë kësaj mazhorance. Më pas emëroi në krye të Prokurisë ushtaren e Ulsi Manjas, Arta Markun. Na tha se do të jetë e përkohshme por sot e kësaj dite ajo vazhdon të drejtojë organin e akuzës. Për Arta Markun nuk arriti dot të bindte as të tijët në parlament, vetëm 68 vota siguroi për veglën e tij e të Ulsit, vota minimale këto sa edhe një projektligj periferik do të merrte mbi 71 vota. Këtu vdiq edhe Reforma në Drejtësi. Nga ajo ditë Edi Rama komandon, heq, emëron, zhvendos prokurorë, shantazhon gjyqtarë, mbyll dosje të korrupsionit të zyrtarëve dhe ministrave të tij, bllokon hetimet për Unazën e re, bllokon hetimet për blerjen e votave, dosjet e famshme 339 dhe 184. Që nga ajo ditë Taulant Balla fiton çdo përballje në gjykatë, arrin të shpëtojë veten nga hetimet për “toyota Yaris”.
Sot nuk kemi më Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Sigurisht që u nis si një shpresë e madhe për shqiptarët që më në fund panë një mundësi që të kenë një sistem të pavarur dhe tu rikthehej besimi të institucionet. Por në fakt çfarë ndodhi? Reforma u kthye nga shpresë për ndryshim në një rrezik të madh kombëtar, në dorën e një fatkeqësie tjetër kombëtare, Ramës. Me të gjitha qëllimet për ta zaptuar dhe për ta shpëtuar veten dhe bandat e tij nga drejtësia Rama po shfrytëzon këtë reformë, fatkeqësisht edhe me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve këtu në Tiranë.

Vettingu është një proces, jo vetëm i dështuar tashmë por që po e dëmton më shumë vendin. Aplikimi i standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë pasur të ndryshëm është një prej fatkeqësive që ky sjell.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 12:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...